Në këto shtete tashmë është festuar fillimi i vitit 2020

18:39 | 31 Dhjetor 2019
Arbresh.info

Miliona njerëz nëpër botë janë duke festuar fillimin e vitit të ri dhe dekadën e re pasi tashmë është mesnatë në Indonezi, Vietnam, Tajlandë, Kamboxhia, Zelandë e Re, Australi, Japoni si dhe Koreja e Jugut e ajo e Veriut.

Sidnej dhe Auckland ishin qytetet e para të mëdha që nisën vitin e ri me spektakël madhështor fishekzjarrësh, transmeton portali arbresh.info.

INDONEZI

Organizatorët në Sidnej vendosën të shkojnë përpara me shfaqjen e tyre përkundër thirrjeve që ajo të anulohej mes zjarreve që kanë sjellë shkatërrime në të gjithë vendin, duke vrarë të paktën 12 dhe shkatërruar dhjetëra shtëpi.

Kishte edhe skena të plota në Hong Kong pasi shteti shënoi fillimin e Vitit të Ri mes protestave pro-demokracisë, pasi Pekini dhe Singapori festuan në të njëjtën kohë.

Ndërkohë që në Kosovë edhe 5 orë e 25 minuta na ndajnë nga festimi i motmotit./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme