Një situatë katastrofike po vijon prej ditësh në zonën e Lytton në Kanada, ku temperaturat e larta i kanë lënë vendin zjarreve të frikshme që kanë shkatërruar gjithçka që u ka dalë përpara.
Autoritetet e rajonit të British Columbia, i cili këtë javë shënoi temperaturën 49% Celsius raportojnë se pothuajse 90% e fshatit tashmë është shkrumbuar dhe dëmet janë të pallogaritshme.
Edhe kryebashkiaku i Lytton shprehet se është një fat i madh që ka shpëtuar pasi për një kohë të shkurtër e gjeti veten të rrethuar nga flakët.
“Nuk do të mbetet shumë gjë nga Lytton. Zjarret janë anembanë”, tha kryebashkiaku Polderman, raporton A2.
Më herët, ai iu kishte bërë thirrje banorëve që të evakuohen dhe të mos rrezikojnë jetën e tyre.
20 arrestime dhe sekuestrim i 120 mijë eurove, operacion i p...
Qeveria miraton Projektligjin për Inspektoratin e Arsimit
Qeveria shqiptare miraton bonusin e fundvitit, përfitojnë mb...
Arben Krasniqi, emërohet sekretar i përgjithshëm në zyrën e ...
Biden kërkon 24 miliardë dollarë të tjera për Ukrainën dhe “...
Kadetët e FSK-së përfundojnë marshimin 12.8 kilometra