Gjatë protestave të sotme në Jerusalemin Lindor, Bregun Perëndimor dhe Gaza, për shkak të vendimit të Presidentit të SHBA-ve Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, janë plagosur të paktën 92 palestinezë.
Nga Gjysmëhëna e Kuqe Palestineze, njoftuan se gjatë protestave të sotme, në përleshje me forcat izraelite në Jerusalemin Lindor janë plagosur 12, në Bregun Perëndimor në qytetet Ramallah, Bethlehem dhe Tulkerim 48 dhe të paktën 32 palestinezë në Gaza.
Ndërsa një një deklaratë nga ushtria izraelite thuhet se gjatë protestave të sotme në Bregun Perëndimor dhe Gaza në 20 pika erdh deri tek përleshjet me palestinezët.
Gjithashtu u theksua se të paktën 600 palestinezë në Bregun Perëndimor hodhën gurë ndaj ushtrisë dhe dogjën goma të automjeteve. Të paktën 450 palestinezë morën pjesë në përleshjet me forcat izraelite.
Në lidhje me përleshjet në Jerusalemin Lindor, thuhet se të paktën gjashtë palestinezë janë plagosur si dhe dy pjesëtarë të policisë izraelite./AA/
Përse qentë na lëpijnë? Ndoshta diçka dëshirojnë të na thonë
Tiranë, buxheti i ri mes polemikave politike, komentojnë stu...
Buffon: Neymar ka merituar t’i fitojë pesë Topa të Artë
“Nuk duhet me vendos lojën para teje!”, Xuxi dhe Rovena kësh...
Oda Amerikane mirëpret kthimin për rishqyrtim të Ligjit për ...
Borrell: Kërcënimet bërthamore të Rusisë janë të papërgjegjs...