Në një intervistë për rrjetin televiziv gjerman ARD, kryeministri armen, Nikolla Pashinyan vlerësoi, ndër të tjera, se lufta e tretë botërore e tipit hibrid ka filluar.
“Unë do të thoja që ne jemi në një luftë hibride, në një Luftë të Tretë Botërore dhe se kjo luftë po zhvillohet kundër të krishterëve, myslimanëve dhe hebrejve. Kjo luftë, për shembull, jep një pamje të gabuar të myslimanëve globalisht,” tha kryeministri, transmeton portal arbresh.info
Organizatat ekstremiste përdorin të varfërit pa arsim për qëllimet e tyre politike, në shumicën e rasteve njerëz analfabetë me një perceptim lokal të botës, shpjegoi Pashinyan.
“Po ndodh në Nagrono-Karabah, po ndodh në Vjenë dhe Kanada, në qytetet franceze, po ndodh në Rusi, por në një mënyrë pak më ndryshe, por e gjithë kjo na tregon se kjo luftë botërore po zhvillohet kundër myslimanëve gjithashtu. Njerëz të tillë të pashkolluar, të dëshpëruar rekrutohen, për shembull, në Siri, ata janë të indoktrinuar dhe me idenë se armiku jeton në Europë, në Nagarabakh, në BE dhe në Rusi, është saktësisht e njëjta gjë “, shtoi kryeministri armen.
Pashiani vlerësoi se Grupi i OSBE-së nga Minsk është një format i mirë për gjetjen e një zgjidhjeje paqeje në Karabak, por ai i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare për të mbështetur bashkë-kryetarët e grupit në kërkimin e një zgjidhjeje paqësore të krizës në Nagorni – Karabah.
Ai beson se roli i Evropës duhet të jetë më i rëndësishëm, që përfaqësuesit e BE-së të mbështesin procesin e paqes dhe të jenë më të zëshem ndaj shkaktarit të luftës dhe atyre që po dërgojnë mercenarë.
“Unë e di që Turqia rekruton njerëz të tillë në pjesë të Sirisë që janë nën kontrollin e Ankarasë, i transferon ata në Turqi dhe më pas i dërgon nga Turqia në Azerbajxhan, nga atje ata shkojnë në zonën e luftës në Karabak me premtimin se do të fitojnë dy mijë dollarë në muaj. Irani me të drejtë e sheh këtë si një kërcënim për sigurinë e tij kombëtare, por edhe për shumë vende të tjera arabe, “tha kryeministri armenë. Në të njëjtën kohë, ai kujtoi gjenocidin turk mbi Armeninë në 1915 dhe përfundoi:” Më duket se Turqia, pas 100 viteve, po përpiqet të vazhdojë këtë operacion”./arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...