Në Itali deri më tani janë konfirmuar më shumë se 24 mijë raste të infektuarve me virusin COVID-19, kurse vëmendja më e madhe është koncentruar në rajonin më të goditur – Lombardinë, ku ky virus deri më tani ua ka marrë jetën më shumë se 1.200 personave.
Kryeministri italian Guisseppe Conte, ka thënë duke u thirrur në deklaratat e mjekëve se “ende nuk është arritur kulmi i epidemisë”, duke theksuar se “Italia është e bashkuar në periudhat më të rrezikshme”, transmeton Telegrafi.
Mediat italiane raportojnë se qeveria është duke shqyrtuar masa shtesë për të parandaluar përhapjen e mëtejme të coronavirusit, me qëllim që të ketë edhe sa më pak dëme ekonomike.
Epidemiologu pranë Institutit Nacional për Shëndetësisë (Instituto Superiore di Sanita) në Romë, Paolo D’Ancona, ka thënë se është shumë “herët të flitet për epilogun e virusit në Lombardi”, rajon ky në Itali që më së shumti është goditur nga coronavirusi.
“Numrat deri më tani nuk po na japin përgjigje, ngritje apo rënie (të rasteve) në rajonet më të goditura në veri të Italisë mund të jenë të përkohshëm. Javët e ardhshme mund të themi diçka më shumë për këtë”, shtoi D’Ancona, raporton e përditshmja italiane Corriere Dela Serra.
Në Liguri, në veri të Italisë ku janë konfirmuar rreth 50 raste me coronavirus, qytetarët janë duke u përmbajtur masave preventive që janë vënë nga qeveria italiane, rrugët janë kryesisht të zbrazëta, në marketet që shesin artikujt ushqimor, blerësit po përdorin maska mbrojtëse dhe po respektojnë distancën e propozuar ngas ekspertët prej një metri.
Edhe pse Genoa nuk i takon rajoneve më të prekura siç janë qytetet në rajonet tjera në veri të Italisë, shumë shpesh mund të dëgjohen sirenat e autoambulancave.
Përvoja e Italisë në kohën kur kjo pandemi ka prekur pothuajse të gjitha vendet e botës, do të duhej të shërbente si shembull për vendet e tjera të botës që ditëve të fundit po shënojnë rritje të rasteve me coronavirus.
Studentët në Itali kanë dalë vullnetarë për të ndihmuar qytetarët e moshuar dhe të tjerët që për arsye shëndetësore nuk kanë mundësi të dalin për të blerë artikuj të ndryshëm ushqimor, kurse dhjetëra kompani të taksive në Milano kanë ofruar shërbime falas bashkëqytetarëve që janë të detyruar të dalin nga shtëpitë e tyre.
Siri, 9 të vrarë në operacionin për arrestimin e një ish zyr...
Rodrygo ka refuzuar mega ofertën e gjigantit evropian
Sipas Romanos, Rashfordi e sheh Barcelonën destinacionit e t...
Krasniqi mbështet Ramën për kritikat ndaj punës së Kuvendit ...
Maqedonci: Me raketat Javelin mbrojmë çdo cep të territorit
Salah “vazhdon traditën” poston foton para pemës...