Një prift në veri të qytetit Napoli të Italisë u arrestua për abuzim seksual pas denoncimit të një vajze 11-vjeçare.
Sipas lajmeve të medias italiane, ish-prifti i lagjes Trentola Ducenta të Napolit, Don Michele Mottola u arrestua mëngjesin e të premtes pasi një vajzë u ankua për të, transmeton arbresh.info
Në lajmin e gazetës “La Repubblica” bëhet e ditur se në arrestimin e Mottolas ka qenë efektiv fakti se vajza 11-vjeçare, që kishte denoncuar ish-priftin i kishte paraqitur prokurorit një regjistrim zanor në dialogun e tyre.
Gjithashtu bëhet e ditur se pas ankesave të ardhura për priftin Mottola, ai ishte larguar nga detyra nga ana e Peshkopatës Aversa, nga e cila ai varej./arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...