Qindra mijëra njerëz kanë dalur sot në rrugët e Teheranit dhe të qyteteve të tjera në Iran, për të marrë pjesë në tubimet anti-izraelite vjetore të organizuara nga shteti, me ç’rast shënohet dita Quds, kanë raportuar mediat shtetërore iraniane.
Disa protestues i kanë ndezur flamujt izraelitë dhe ata amerikanë, ndërsa të tjerët kanë brohoritur “vdekje Amerikës” dhe “vdekje Izraelit”.
Demonstruesit, po ashtu, kanë brohoritur kundër familjes mbretërore të Arabisë Saudite dhe kundër grupit ekstremist, Shteti Islamik.
Dita Quds, që është emri historik arab i Jerusalemit, ishte shpallur nga themeluesi i Republikës Islamike, Ajatollah Ruhollah Khomeini, për të treguar mbështetje për palestinezët dhe kundërshtimin për izraelitët.
Marshet në Teheran janë nisur nga pika të ndryshme në qytet dhe kanë përfunduar me Faljen e Xhumasë në Universitetin e Teheranit.
Gjesti rrëfen në detaje se çfarë u bë shkak i ndarjes me Xhe...
Rritet çmimi i gazit dhe elektricitetit në Britani/ Inflacio...
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë pa...
Riker: Mbyllni procesin e dialogut dhe zgjidhni problemet
Përhapja e fenomenit të bullizmit në shkolla
Një i lënduar në aksidentin që ndodhi në pjesën e autostradë...