Google ADS

Në inaugurimin e Këshillit të Grave, as edhe një femër e vetme

15:23 | 14 Mars 2017
Arbresh.info

Ishte një iniciativë inkurajuese për një vend të njohur që nuk u jep grave platformë në jetën publike.

Megjithatë, kur Arabia Saudite deshi të mburrej me inaugurimin e Këshillit të Gruas në provincën al-Qassim, ata injoruan një gjë: gratë.

Fotografitë e publikuara nga takimi i parë të Këshillit të Grave në Qassim tregojnë  13 burra dhe as edhe një femër të vetme, shkruan BBC.

Gratë qëndronin në një dhomë tjetër ku kishin shfaqur prezencën e tyre përmes  videolidhjes.

Inaugurimi u kryesua nga Princi Faisal bin Mishal bin Saud, i cili tha se është krenar me hapjen e saj dhe se ky këshill është i pari i këtij lloji në Mbretërinë e tyre.

Këshilli udhëhiqet nga Princesha Abir bint Salman, bashkëshortja e bin Saudit, e cila poashtu nuk u pa në fotografi.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme