Mijëra protestues sot kanë bllokuar rrugë dhe rrjetin e transportit publik që çojnë drejt aeroportit të Hong Kongut, një përpjekje kjo për të tërhequr vëmendjen për luftën e tyre për më shumë demokraci për qytetin e udhëhequr nga Kina, që po përballet me krizën më të madhe politike në dekada.
Dhjetëra fluturime raportohet se janë anuluar sot, teksa aktivistët kanë bllokuar rrugët që çojnë për në aeroport.
Protesta e sotme vjen disa orë pasi protestuesit dhe policia u përleshën në qendër të Hong Kongut, ku disa protestues ndezën zjarre dhe hodhën koktej molotovi dhe policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji ndaj protestuesve.
Protestat në Hong Kong kanë nisur 12 javë më parë, fillimisht për të kundërshtuar një ligj të ekstradimit.
Qeveria në Hong Kong ka njoftuar më pas se ka hequr dorë nga ligji që do të lejonte që kriminelët e dyshuar të mund të ekstradoheshin në Kinë. Por, protestuesit kanë zgjeruar kërkesat e tyre, duke kërkuar një hetim të pavarur dhe demokratik mbi brutalitetin e dyshuar të përdorur nga policia ndaj protestuesve.
Vdes në moshën 112-vjeçare njeriu më i vjetër në botë
Anisa ka një kërkesë për Drilonin, ky e refuzon
“Bixhoz me partnerët”, Konjufca për Osmanin: Mund të përdort...
Arsovska: Nuk do të kandidojë për një mandat të dytë për qyt...
Arrestohet personi që vodhi automjetin që u përdor në atenta...
Rusia pretendon se ka marrë kontrollin e fshatit Kopanky të...