Një konvoj me ndihma i Kombeve të Bashkuara ka hyrë në enklavën e rrethuar të Sirisë, Guta Lindore, e cila është nën breshërinë e bombave që disa javë.
Për herë të parë qysh të hënën, furnizimet me ushqime kanë hyrë në qytetin Douma, tha Kryqi i Kuq.
Kjo pason një pauzë të sulmeve të forcave qeveritare gjatë natës së shkuar.
“Kemi indikacione pozitive se një konvoj edhe më i madh me ndihma, përfshirë gjëra mjekësore, mund të hyjë në Gutan Lindore javën e ardhshme”, tha zëdhënësja e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, Ingy Sedky.
Sipas aktivistëve, mbi 900 civilë janë vrarë në Gutan Lindore prejse forcat qeveritare siriane, të mbështetura nga Rusia, kanë nisur ofensivën më 18 shkurt.
Shumë nga viktimat janë fëmijë, ka thënë Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...