Në një padi e ngritur nga kompania teknologjike Qualcomm kundër Apple për shkelje të patentës, gjykata gjermane vendosi në favor të Qualcomm dhe vendosi që Apple nuk mund të shesë disa modele të iPhone në këtë vend, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjyqtari i gjykatës rajonale të Munihut, Matthias Zigann, në një deklaratë ka bërë të ditur se vendimi nuk do të mund të zbatohet menjëherë për shkak se Apple ka të drejtën e apelimit të këtij vendimi.
Vendimi i gjykatës ka ardhur menjëherë pas vendimeve të marra në SHBA dhe Kinë në favor të Qualcomm.
Edhe në Kinë, gjykata vendosi në favor të Qualcomm dhe ndaloi shitjen e disa modeleve të iPhone për shkak të shkeljes së patentës.
Nga vendimi i gjykatës kineze u prekën modelet e telefonave iPhone 6S, iPhone 6S Plus, iPhone 7, iPhone 7 Plus, iPhone 8, iPhone 8 Plus dhe iPhone X .
Qualcomm kërkon nga Apple t’i paguajë 7 miliardë dollarë për shkak të të drejtave të autorit, dhe gjithashtu pretendon se Apple i ka marrë sekretet tregtare dhe ia ka transferuar ato kompanive të tjera.
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti
Mbeti i plagosur gjatë konfliktit ku u vra Martin Cani, flet...