Vala e tretë e coronavirusit ka filluar në shtetin gjerman, tha presidenti i Institutit të Berlinit, “Robert Koch”, Lothar Wieler.
Ai tha se numri i pacientëve po rritet duke kaluar javët, raporton deutschewelle.
“Unë jam shumë i shqetësuar”, thotë Wieler dhe paralajmëron që, përkundër vaksinimit, duhet të respektohen masa të tilla, si mbajtja e maskës dhe mbajtja e distancës fizike.
Weller e quajti vaksinimin një garë kundër virusit mutator. Kurba shtatë ditore, e cila tashmë kishte rënë në 50, u rrit dje në Gjermani në 70 të infektuar rishtas për 100 mijë banorë. Në një numër qytetesh është më i madh se 100.
Në një javë, numri i të infektuarve të rinj në Gjermani u rrit me 21 për qind. Deri më tani, 5.7 milionë gjermanë janë vaksinuar, ose 6.9 për qind e popullsisë, nga të cilat 3.2 për qind dy herë.
Nëse nuk ka ndërprerje në prodhimin dhe mbërritjen e vaksinave, kreu i RKI beson se 80 për qind e popullsisë mund të jetë imune ndaj virusit deri në vjeshtë, “Në atë rast, të gjitha masat mund të revokohen”.
Kreu i Institutit “Robert Koch” përjashtoi heqjen e masave epidemiologjike, sepse pritet që vala e tretë të sjell variante të reja të coronavirusit, të cilat janë shumë më ngjitëse.
Stërvitja e përbashkët mes PK-së, EULEX-it dhe KFOR-it, Bard...
Gjyqtarët kosovarë ndajnë drejtësi në ndeshjen e Conference ...
Agjencioni Anti-Korrupsion do të hetojë grantet për vëllain ...
Fjalim prekës nga gjyshit i 14-vjeçarit të vrarë: S’dua t’i ...
Klinika e Urologjisë në QKUK rikthen shërbimin ESWL për traj...
80-vjetori i Bibliotekës Kombëtare, Kurti: Në këto mure jeto...