Kryetari i Parlamentit të Gjeorgjisë, Shalva Papuashvili, tha se ka nënshkruar ligjin kontrovers për “agjentet e huaj”, i cili shkaktoi protesta masive në këtë vend tash e sa javë.
Presidentja pro-perëndimore e Gjeorgjisë, Salome Zurabishvili, i vuri veto ligjit, pasi u miratua muajin e kaluar.
Por, vetoja e saj u përmbys në një votim parlamentar dhe, pastaj, ajo refuzoi ta miratonte masën.
Me Kushtetutën e Gjeorgjisë, nëse presidentja refuzon ta miratojë një ligj, pasi vetoja e saj anulohet nga ligjvënësit, i takon kryetarit të parlamentit ta bëjë një gjë të tillë.
Ligji – për të cilin kritikët thonë se është modeluar sipas një ligji rus, për të shtypur opozitën dhe zërat e tjerë kundër – kërkon nga OJQ-të që marrin më shumë se 20 për qind të fondeve nga jashtë, të regjistrohen si “agjentë të huaj me ndikim”.
“Emocionet janë zbutur dhe shumë nga qytetarët që u janë bashkuar protestave të opozitës radikale, tashmë e kanë parë se ligji, në fakt, do të rrisë përgjegjësinë dhe llogaridhënien e organizatave joqeveritare dhe të financuesve të tyre”, tha mes tjerash Papuashvili.
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kanë paralajmëruar se zbatimi i këtij ligji do të ndikojë negativisht në aspiratat e Gjeorgjisë për anëtarësim në BE.
Masa është kritikuar edhe nga SHBA-ja, mbështetësja më e madhe e ish-republikës sovjetike në vitet e fundit./rel
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor, Lajçak: Pres me padur...
E ardhmja e NATO-s dhe qëndrimet e zotit Trump
Gary Neville zbulon se si drejtuesit e Man Cityt e bindën Gu...
“Shqetësimi i Sarës ishte fake”, Xheneta tregohet e ashpër
Abdixhiku nga Malisheva: Më 9 shkurt do ta sjellim bashkë nd...
WhatsApp po prezanton një tjetër veçori të dobishme për përd...