Grupe të të rinjve janë përleshur me policinë në qytetin perëndimor të Francës, Nantes, pasi një burrë është qëlluar për vdekje nga policia gjatë një kontrolli.
Protestuesit dogjën makina dhe hodhën koktej molotovi në drejtim të policisë, të cilët iu përgjigjën me gaz lotsjellës, transmeton portali arbresh.info.
Rrethanat e plota në të cilat vdiq 22-vjeçari të martën janë duke u hetuar nga autoritetet.
Policia thotë se një oficer qëlloi të riun pasi ai refuzoi t’u bindet urdhrave dhe goditi një oficer tjetër.
Viktima, i cili nuk është identifikuar është dërguar në spital, por ka ndërruar jetë pas plagëve të marra.
Një urdhër arresti ishte lëshuar më parë për njeriun me dyshimin se ai ishte i përfshirë në grabitje të organizuar, raporton BFMTV e Francës.
Përforcimet e policisë tani priten në Nantes për të parandaluar çdo dhunë tjetër./Arbresh.info/
Babi raporton në polici se djali i tij i mitur u rrah nga di...
Zhduket një grua në Gjakovë
Gruaja nga Gjakova raporton në polici për mospërkujdesje mje...
FSK realizon për herë të parë kursin e karrierës për kapiten
Bukuritë vjeshtore në parkun natyrorë të Qafshtamës, Kumbaro...
I dërguari i SHBA-së mbërrin në Bejrut, Libani e Hezbollahu ...