Google ADS

Në Francë sërish në protesta “jelek verdhët”

14:28 | 26 Janar 2019
Arbresh.info

Demonstrantët me “jelekë të verdhë” edhe sot do të dalin në rrugët e Francës, duke vazhduar të ushtrojnë trysni ndaj presidentit francez Emmanuel Macron, raporton Anadolu Agency (AA).

Protestat e “jelek verdhëve” po mbahen tashmë 11 javë me radhë në mbarë Francën. Disa protesta janë planifikuar sot në Paris dhe qytetet tjera franceze.

Planifikohet që protesta e sotme të fillojë në Champs-Elysees, vendin e trazirave të protestave të mëhershme. Megjithatë, disa grupe planifikojnë të mbajnë protesta sonte në Place de la Republique në Parisin lindor.

Në rrugët e Francës sot do të stacionohen rreth 80.000 policë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme