Një sëmundje shkatërruese, e cila besohet se i ka bërë të thahen një milionë drurë të ullirit në Itali, tashmë është përhapur edhe në Francë.
Ministria franceze e bujqësisë njoftoi se në drurët e ullinjve është gjetur bakteri Xylella fastidiosa, e njohur edhe si lebra e drurëve. Ky bakter është gjetur në dy drurë të ullirit në pjesën jugore të Francës, ndërsa ministria tha se do t’i shkatërrojë drurët e prekur nga bakteri që ta parandalojë përhapjen te drurët e tjerë.
Zyrtarët e ministrisë thanë se dy drurët dekorues të ullirit përmbanin bakterin e njëjtë me atë që i ka shkatërruar një milionë drurë të vjetër të ullirit në Itali. Autoritetet do t’i shkatërrojnë dhe do t’i djegin të gjithë drurët dhe bimët në rreze prej një kilometra nga vendi ku u gjetën ullinjtë e infektuar.
Ende nuk është zbuluar ndonjë mënyrë e parandalimit të kësaj sëmundjeje, e cila ua pamundëson bimëve thithjen e ujit. Michel Dessus, kryetar i dhomës për bujqësi në rajonin Alpes-Maritimes, tha se nevojiten më shumë teste para se të shkatërrohen drurët që janë më të vjetër se 100 vjet.
Kjo sëmundje besohet se mund t’i prekë rreth 350 lloje të ndryshme të bimëve. Ajo i ka dëmtuar edhe vreshtat në Amerikën Jugore dhe Amerikën Jugore, ndërsa në Evropë është vërejtur së pari në tetor të vitit 2013 kur disa drurë ulliri filluan të thahen në Puglia të Italisë, shkruan “The Guardian”
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet