Në formë proteste, të rinjtë shtrihen në Parlamentin gjerman

07:08 | 5 Qershor 2019
Arbresh.info

Një grup i të rinjve e sollën çështjen klimatike në Parlamentin gjerman.

Ata zgjodhën të protestonin përmes një aksioni simbolik. Një grup i të rinjve shfaqën banerin me mbishkrimin “Klima juaj politike = katastrofë”. Më pas, ata u shtrinë në dyshemenë e sallës.

Mbase në një rast të zakonshëm, ata do t’i largonin nga salla, por kryetari i parlamentit, Wolfgang Schaeuble me shaka tha se mund të rrinin aty edhe deri të nesërmen.

Marrë me shkurtime nga Euronews:

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme