Në qytetin “Clearwater” të Floridës, në prani të disa prindërve dhe nxënësve shqiptarë, të ardhur nga qytetet e zonës së Tampa Bay, Palm Harbor, Pinellas Park, Largo, Clearwater dhe Saint Petersburg, u organizua hapja e shkollës shqipe “falas” nën iniciativën e Vatra Tampa “Përse o Mami Shqip s’më Flet”.
Qendra “Vatra” NY është në pritje të furnizimit të plotë nga bashkia e qytetit të Kamzës dhe Konsullatës së Kosovës në SHBA. Me ndjenjë gëzimi e krenarie, me buzëqeshje në fytyrë, si tufa lulesh të bukura në duart e nxënësve, që do të ulen në bankat e kësaj shkolle, banderola me mbishkrimin mjaft domethënës “Mirë se erdhët nxënës të dashur”, e bënin më festiv mjedisin përreth. Shumëkush nga të pranishmit, e cilësonin këtë ngjarje tepër të veçantë dhe mbresëlënëse për komunitetin shqiptar të Floridës, edhe për faktin se ata ndiheshin dy herë të gëzuar; së pari për hapjen e shkollës shqipe dhe së dyti për krenarinë e ligjshme, që u jepte shenjtërimi i Nënë Terezës, kësaj figure të shquar shqiptare, ikonës së humanizmit me vlerë botërore.
Kjo ngjarje mbresëlënëse dhe mjaft domethënëse u organizua nëpërmjet një pune këmbëngulëse, efikase e frutdhënëse nga ana e drejtuesve të degës “Vatra” Tampa, si kryetari Tasim Ruko, arkëtari Jason Sulisufaj, sekretarja Zamira Rubjeka e disa të tjerë.
Materialet e para shkollore për këtë shkollë u nisën nga qendra e Vatrës në NY, duke përfshirë Abetaren e njësuar dhe fletoren e punës, raporton arbresh.info.
Ndërkohë, Genci Kullaj me bashkëshorten nga Kruja, teksa kishte mësuar më parë për shkollat shqipe në Nju Jork, Miçigan (MI) dhe shpreson se edhe në Florida do të hapej një shkollë e tillë. Jam i gëzuar që tashmë të tre fëmijët e familjes sonë do i sjell edhe në këtë shkollë, ku flitet gjuha e bukur shqipe./arbreshe.info
Prokuroria e Prizrenit ngrit aktakuzë ndaj dy personave për ...
Kosova për herë të parë bëhet me Strategji të Sportit, kusht...
Gresa dhe Xheneta me akuza të ashpra ndaj Arionit
Gjermania dhe Rusia dëbojnë gazetarë të njëra-tjetrës midis ...
Pete Hegseth, një zgjedhje e pazakontë për postin e Sekretar...
Ministri i Financave: Britania do të rishikojë objektivat e ...