Në Komunën e Dibrës për vitin e ri shkollor 2019/2020, janë regjistruar tridhjetë nxënës të klasës së parë më pak, krahasuar me vitin paraprak shkollor.
Sipas Reshat Qormemetit, përgjegjës në Sektorin për arsim në komunë, në të trija shkollat fillore, për herë të parë në bankën shkollore do të ulen 176 fëmijë.
“Në SHFK “Penestia” e cila është më e madhe në komunë, janë regjistruar 91 nxënës në klasën e parë. Nga numri i përgjithshëm 65 janë me mësim në gjuhën shqipe, derisa 26 në gjuhën maqedonase, prej të cilëve megjithatë 17 janë në shkollën në Dibër, derisa nëntë në shkollën rajonale në fshatin Xhepishtë”, deklaroi Qormemeti. Në qytet funksionin edhe SHFK “Said Najdeni” ku mësimi ndiqet në gjuhën shqipe. Në këtë shkollë, shton Qormemeti janë regjistruar 30 nxënës në klasën e parë. Numër më të vogël ka edhe në SKFK “Riste Ristevski”, në fshatin Kosovrast i Poshtëm, ku mësimi ndiqet në gjuhën maqedonase.
“Në këtë shkollë deri më sot janë regjistruar 55 nxënës në klasën e parë apo 10 më pak krahasuar me vitin e kaluar shkollor. Nga numri i përgjithshëm, 35 janë në shkollën rajonale në fshatin Mogorçë, tetë në shkollën rajonale në fshatin Kosovrasti i Epërm dhe në shkollën në Kosovrast të Poshtëm 12 nxënës të klasës së parë”, thotë Qormemeti.
Ajo thekson se në të gjitha shkollat respektohet rreptësishtë rekomandimi i prindërve të nxënësve të klasës së parë të dorëzojnë edhe karton për pranimin e vaksinave për fëmijën. Në këtë komunë para tridhjetë viteve ka pasur më shumë se 600 nxënës në klasë të parë, por numri i tyre ka filluar të ulet për shkak të migrimit masiv, para së gjithash në SHBA, Itali, Gjermani dhe Luksemburg, si dhe në Ohër, Manastir dhe Shkup.
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë
Kush janë 16 banorët e parë të Big Brother VIP Albania 4
Drenusha-Sarës: Nuk ke ndjenja për Drilonin
“90% e prindërve kërkuan mbylljen e aksesit në TikTok”, Rama...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 200 gjoba gjatë 24 orëve të fu...