Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Turqisë, Hulusi Akar, në lidhje me patrullimet e përbashkëta me SHBA-në në Munbixh të Sirisë tha se ka përfunduar procesi i trajnimit, ndërsa në çdo kohë mund të fillojnë patrullimet e përbashkëta, raporton Anadolu Agency (AA).
Në fjalën e tij në mbledhjen e 38-të të Këshillit Industrial të Mbrojtjes së Turqisë që u zhvillua në fabrikën e municioneve në Kırıkkale, ministri Akar tha se më parë ka patur premtime të cilat nuk janë mbajtur në lidhje me Munbixhin, por pastaj ka patur një hartim të hapave që do të ndiqeshin më pas.
“Deri në muajin tetor janë zhvilluar patrullime individuale. Më pas u kalua në një proces të trajnimit ku edhe ai ka përfunduar, ku në çdo kohë mund të fillojnë patrullimet e përbashkëta. Ajo që do të vijojë më pas është tërheqja e YPG-së, mbledhja e armëve të rënda pas tërheqjes dhe në fund qeverisja e Munbixhit nga banorët e vërtetë të Munbixhit. Ky është plani dhe hapat për t’u ndjekur. Jemi duke vazhduar dhe përparuar në këtë drejtim. Por më pas sigurisht që do të kemi edhe pastrimin e pjesës lindore të Eufratit. Kjo do të jetë pika dhe zona jonë e punës pas Munbixhit”, tha ministri Akar.
Për Idlibin, ministri turk i Mbrojtjes ka rikujtuar nënshkrimin e marrëveshjes së arritur në Soçi si rezultat i takimit të presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin.
Me marrëveshjen është arritur një zgjidhje, ka theksuar ministri Akar duke shtuar se “Si rezultat i kësaj u arrit formimi i një korridori prej 15-20 km dhe nxjerrja e radikalëve dhe armëve të rënda nga korridori. Do të ketë patrullime të përbashkëta. Për këtë arsye këtu do të ketë një situatë qetësie dhe do të sigurohet që 3.5 milionë njerëz të qëndrojnë atje”.
Duke theksuar se me marrëveshjen është parandaluar një krizë e madhe njerëzore, Akar ka vlerësuar se “Aktualisht është arritur një armëpushim në masën rreth 90-95 për qind, por herë pas here ka disa shkelje të bëra nga regjimi. Për vazhdimin dhe ruajtjen e armëpushimit ne paralajmërimet tona i kryejmë duke biseduar me bashkëbiseduesit tanë rusë”.
Zelensky: Uniteti SHBA-BE, i domosdoshëm për ta ndalur Putin...
“Ti ke kontribuuar vetëm për kauçin tënd”, Laurenti dhe Lela...
Kurti e kandidatët për deputet organizojnë pritje për mërgim...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV e para dhe me mbi 5...
Bahtijari pranon fajësinë në Hagë
Rizvanolli: KRU “Prishtina” ka pasur përmirësime...