Më shumë se 4,000 persona kanë marshuar në rrugët e Bukureshtit në Rumani, për të protestuar planin e partisë në pushtet rreth riorganizimit të sistemit gjyqësor, plan të cilin kritikët e kanë cilësuar si të rrezikshëm për sundimin e ligjit.
Protestuesit kanë thirrur së bashku, “Hajna” dhe “Tërhiquni”, derisa kanë marshuar nga selia e qeverisë deri tek parlamenti.
Senati i shtetit do të fillojë sot me diskutimin e ndryshimeve të kodit penal, i cili është planifikuar nga partia Social Demokrate.
Kundërshtarët kanë filluar protestën e tyre nga fillimi i vitit, duke treguar pakënaqësitë e tyre ndaj ligjeve, të cilat janë aprovuar nga Dhoma e Ulët e parlamentit.
Në rast se miratohen nga Senati, legjislacioni do të dërgohet tek presidenti rumun, Klaus lohannis, i cili ka shfaqur kundërshtimet e veta ndaj këtyre ndryshimeve.
Komisioni Evropian, Departamenti amerikan i Shtetit, dhe mijëra persona të tjerë nuk janë pajtuar me ndryshimet, duke thënë se ky hap do të vendosë sistemin gjyqësor nën kontrollin politik.
Qeveria e udhëhequr nga Social Demokratët i ka dënuar supozimet, duke thënë se ndryshimet do të ndihmojnë në modernizimin e sistemit, të cilat ekzistojnë nga periudha komuniste.
Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovë...
Erëra të forta e shi orët në vijim, Komuna e Prishtinës para...
Rihapet aeroporti në Londër/ Nuk jepen detaje pas alarmit pë...
Hamza në Rahovec: Jemi adresa e zhvillimit të Kosovës
Përleshje mes dy të miturve në Skenderaj, njëri prej tyre th...
A do të “rikthehet” Atilla sonte në BigBrother?