Ekonomitë familjare në Mbretërinë e Bashkuar do të përballen me një rritje rekord të faturës së energjisë elektrike prej 54% nga prilli pasi rregullatori hoqi kufirin e tarifave të paracaktuara në 1,971 funte.
Rregullatori i energjisë, “Ofgem”, ngriti tarifën maksimale që furnizuesit mund të ngarkojnë për një tarifë mesatare të energjisë me karburant të dyfishtë me 693 funte, për të reflektuar rritjen e katërfishtë të çmimeve të tregut të energjisë gjatë vitit të kaluar, raporton “The Guardian”.
Rritja do të thotë se 22 milionë familje që paguajnë me debitim direkt do të përballen me një faturë mesatare prej 1,971 funte në vit për gazin dhe energjinë elektrike. Shtëpitë që përdorin një matës me parapagim, të cilat zakonisht janë më të cenueshme, do të përballen mesatarisht me një rritje më të madhe prej 708 funte dhe një faturë vjetore prej 2,017 funte.
Jonathan Brearley, shefi ekzekutiv i “Ofgem”, tha: “Ne e dimë se kjo rritje do të jetë jashtëzakonisht shqetësuese për shumë njerëz, veçanërisht për ata që po luftojnë për të përballuar jetesën, dhe ‘Ofgem’ do të sigurojë që kompanitë e energjisë të mbështesin klientët e tyre në çdo mënyrë që të munden”.
Rritja e dytë e madhe në faturat e energjisë në gjashtë muaj, dhe më e madhja në histori, pritet të çojë miliona familje në “varfëri të karburantit” (sqarim: Një familje thuhet se është në varfëri të karburantit kur anëtarët e saj nuk mund të përballojnë ngrohjen e duhur me një kosto të arsyeshme, duke pasur parasysh të ardhurat e tyre) për herë të parë.
“Tregu i energjisë është përballur me një sfidë të madhe për shkak të rritjes së paprecedentë të çmimeve globale të gazit, një ngjarje kjo një herë në 30 vjet, dhe roli i ‘Ofgem’ si rregullator i energjisë është të sigurojë që, në bazë të kufirit të çmimit, kompanitë e energjisë mund të paguajnë vetëm një çmim të drejtë bazuar në koston e vërtetë të furnizimit me energji elektrike dhe gaz”, shtoi Brearley.
Rritja e tavanit të çmimit llogaritet nga “Ofgem” bazuar në kostot me të cilat përballen furnitorët, duke përfshirë blerjen e energjisë nga tregu me shumicë dhe tarifat për mirëmbajtjen e infrastrukturës së rrjetit të energjisë dhe projekteve të energjisë së rinovueshme.
Rregullatori e ngriti kufirin në 1,277 funte vjeshtën e kaluar pasi tregu i gazit në Mbretërinë e Bashkuar arriti një rekord të lartë në shtator. Ekspertët kanë paralajmëruar se një rritje edhe më e madhe e faturës së energjisë, në një mesatare prej rreth 2,300 funte në vit, mund të hyjë në fuqi nga tetori i këtij viti pasi kriza globale e furnizimit me gaz nxiti rritje të mëtejshme të çmimeve të shitjes me shumicë të energjisë në muajt e fundit.
Brearley tha se rregullatori po “po punonte për të stabilizuar tregun” përmes një sërë propozimesh për të siguruar që furnizuesit e energjisë të jenë më fleksibilë financiarisht ndaj goditjeve të mëdha të tregut, të cilat ai planifikon t’i paraqesë të premten.
Ndërkaq, qeveria britanike ka marrë vendim që t’i ndihmojë ekonomitë familjare me nga, mesatarisht, 350 funte për një muaj në faturat elektrike, në mënyrë që ta kenë më të lehtë përballimin e kësaj krize.
Haradinaj mban sot konferencë për media
Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Sot mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimi...
Parashikimi i motit për sot
E dashura i hedh aksidentalisht në kosh 682 milionë euro, Ba...
Teknologjia e dobishme e pagesave “Tap to Pay” bëhet e dispo...