Google ADS

Në Britani protestohet kundër masave të Covid-19

16:26 | 26 Shtator 2020
Arbresh.info

Anëtarët e grupit të quajtur “StandUpX” zhvilluan protestë në Londër të Britanisë së Madhe kundër masave dhe vaksinës për koronavirusin e ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Anëtarët e grupit “StandUpX” u mblodhën në sheshin “Trafalgar” në orën 12:00 sipas kohës lokale. Në protestën e mbajtur në vend ku është e ndaluar tubimi me më shumë se 6 persona, u pretendua se po kufizohen liritë nëpërmjet masave.

Në protestë u kërkua heqja e masave dhe u mbajtën pankarta me mbishkrimet “Nuk e miratojmë”, “Mashtrimi COVID-19”, “Që kur tirania është bërë ligj”.

Protesta ku morën pjesë rreth 2.000 persona u ndoq nga policia ndërkohë që ende nuk është shënuar ndonjë incident.

Në protestën e mbajtur javën e kaluar protestuesit u përleshën me policinë ndërsa u arrestuan 32 persona.

Numër rekord i rasteve

Dje në Britani u regjistruan 6.874 raste me COVID-19, çka shënoi edhe numrin më të lartë të rasteve ditore që nga fillimi i pandemisë.

Në Britani e cila me 41.936 vdekje është vendi me numrin më të lartë të vdekjeve në Evropë, rritja e numrit të rasteve filloi që nga muaji gusht.

Këshilltari shkencor i qeverisë në Britani, Patrick Vallance më 20 shtator tërhoqi vëmendjen se rastet me COVID-19 janë dyfishuar çdo javë dhe paralajmëroi se nëse vazhdohet në këtë mënyrë në mesin e tetorit numri i rasteve mund të arrijë në 50 mijë në ditë.

Masat e reja

Në kuadër të masave të reja, baret dhe restorantet në vend filluan të shërbejnë vetëm për tryezat dhe filluan të mbyllen pas orës 22:00.

Gjithashtu në kuadër të masave të reja vendosja e detyrueshme e maskave do të jetë e vlefshme edhe për dyqanet e shitjes me pakicë, taksitë dhe sektorin e akomodimit. Ndërsa që nga 28 shtatori numri personave pjesëmarrës në ceremonitë martesore nga 30 do të ulet në 15 persona.

Përballë rritjes së rasteve në vend që nga 14 shtatori u ndalua tubimi i më shumë se 6 personave. Po ashtu është pezulluar plani për rihapjen pjesërisht të stadiumeve më 1 tetor.

Në kuadër të masave u rrit duke u dyfishuar me 200 stërlina gjoba për moszbatimin e rregullit të vendosjes së maskës dhe për tubimin mbi 6 persona.

Kryeministri Boris Johnson tha se këto kufizime mund të jenë të vlefshme për një periudhë 6 mujore.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme