Fondi i Kombeve të Bashkuara për Fëmijët (UNICEF) njoftoi se 115 milionë fëmijë meshkuj në mbarë botën janë martuar në moshën fëmijërore, transmeton Anadolu Agency (AA).
UNICEF për herë të parë ka përgatitur një raport mbi fëmijët që martohen në moshë të hershme “fëmijët dhëndër” të bazuar në të dhënat nga 82 vende.
Sipas raportit, në botë ka 115 milionë fëmijë dhëndër, ku 1 në 5 nga këta fëmijë janë të martuar para moshës 15 vjeçare.
Republika e Afrikës Qendrore ka shkallën më të lartë të fëmijëve dhëndër me 28 për qind, e cila pasohet nga Nikaragua me 19 për qind dhe Madagaskari me 13 për qind.
Nga ana tjetër, numri i përgjithshëm i fëmijëve të martuar në moshën fëmijërore thuhet se ka arritur në 765 milionë.
Aktualisht, 1 nga 5 femra në moshën 20-24 vjeç janë martuar para moshës 18 vjeç, ndërkohë që kjo përqindje u gjet të jetë 1 në 30 tek meshkujt.
– “Martesa e hershme vjedh fëmijërinë e njerëzve”
Në lidhje me këtë temë drejtoresha e përgjithshme e UNICEF-it, Henrietta Fore tha se “Martesa e hershme po vjedh fëmijërinë e njerëzve”.
Pasi ka vënë në dukje se fëmijët dhëndër detyrohen të marrin përgjegjësinë e të rriturit, Fore thekson se “Martesa e hershme sjell babanë e hershëm. Përveç kësaj, u ngarkon fëmijëve detyrimin për të mbajtur familjen, ndërprerjen e arsimit dhe i detyron të punojnë”.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...