Në Bosnje vazhdojnë kërkimet për të mbijetuarit nga përmbytjet

21:22 | 5 Tetor 2024
R J

Ekipet emergjente në Bosnjë po vazhdojnë të kërkojnë për personat që u zhdukën gjatë vërshimeve dhe rrëshqitjeve të djeshme të dheut, përderisa në vend kanë filluar të arrijnë ndihmat nga vendet e huaja.

Ekipet emergjente në Bosnjë dhe Hercegovinë, shumë prej të cilave janë aktive që më shumë se 36 orë, së bashku me mijëra vullnetarë, po vazhdojnë të kërkojnë për personat që u zhdukën  gjatë vërshimeve dhe rrëshqitjeve të djeshme të dheut të cilat kanë shkaktuar më shumë se 20 viktima dhe miliarda Euro në dëme.

Sipas mediumeve të Bosnjës, puna e shpëtimtarëve tani është përqendruar në kërkimin për më shumë se 40 persona të raportuar si të zhdukur- pjesa më e madhe në komunat e Jablanicës dhe Konjiq-it të cilat janë edhe komunat më të goditura nga vala e vërshimeve dhe rrëshqitjeve të dheut të nxitura nga të reshurat e fuqishme të shiut.

Zyrtarët kanë thënë se lumenjtë që vërshuan kanë filluar të tërhiqen dhe se më asnjë fhsat nuk është i izoluar nga pjesa tjetër e vendit por edhe shtuan se kjo nuk do të thotë se rreziku ka kaluar pasi që me tërheqjen e ujërave është rritur edhe rrëziku nga rrëshqitjet e reja të dheut.

Këshilli i ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës ka bërë të ditur edhe se në vend kanë filluar të arrijnë ndihmat e para të dërguara nga shtetet mike dhe se autoritetet tani duhet të vendosin se ku do të dërgohen ato./rtk

Të ngjashme