Në Australi mund të merrni një gjobë deri në 21,270 dollarë nëse shani në publik, por jo vetëm kaq.
Nëse e bëni këtë gjest, atëherë mund të gjobiteni edhe me gjashtë muaj burg, transmeton portal arbresh.info
Edhe pse përdorimi i termave të papërshtatshëm mund të përdoret në shtëpi, sharjet në park, plazh ose në kafene, konsiderohen krim.
Ligji për Kundërvajtjet e Uellsit të Ri Jugor (NSË) i vitit 1988 thotë se termat fyese nuk duhet të përdoren “pranë një vendi publik ose shkolle”. Kushdo që kapet duke sharë mund të gjobitet deri në 660 dollarë. Nëse ai bën diçka të tillë pranë shkollës, ai mund të urdhërohet të bëjë deri në 100 orë shërbim në komunitet.
Në Australinë e Jugut, dënimi maksimal për sharje është 1250 dollarë ose tre muaj burg. Shtetet e Queensland dhe Victoria gjithashtu trajtojnë ashpër ata banorë që përdorin terma të papërshtatshëm në publik dhe shpesh e shohin sharjen si sjellje “të dhunshme”.
Në Victoria, dënimi është pesë muaj burg ose gjobë deri në 21,720 dollarë, shkruan Daily Mail.
Ata që përdorin “gjuhë të turpshme” në Tasmani mund të marrin një dënim me tre muaj burg ose 519 dollarë gjobë.
Australianët që përfundojnë në gjykatë për këtë lloj krimi, mund të mbrojnë veten duke thnënë se përdorimi i sharjeve ishte i nevojshëm, i kryer në vetëmbrojtje ose nën presion./arbresh.info/
Guardiola tregon se a do të përforcohen gjatë afatit kalimta...
Dështon “premtimi” për 30 autobusë të rinj në vitin 2024, sh...
Çfarë dihet deri më tani për sulmin në Magdeburg?
Në dy raste të ndara policia arreston dy persona për armëmba...
Monitorim 24 orë me kamera për ujësjellësit, Balluku: Rritje...
Shfaqen grafite me simbolin serb në veri