Një klub nate i njohur në Lindjen e Mesme do të hapë përfaqësi në Arabinë Saudite, që paraqet dëshminë e fundit se sa larg ka shkuar kjo mbretëri në vitet e fundit në kuptim të zbutjes së ndalesave për zbavitje.
Mirëpo, bëhet e ditur se në përputhje me ligjet islame që zbatohen në Arabinë Saudite, në këto klube të natës nuk do të shërbehen pije alkoolike.
Serge Trad, menaxheri i marrëdhënieve me publikun nga “Addmind Hospitality”, tha se klubi White Saudi Arabia (Arabia Saudite e bardhë) do të hapet për një muaj, duke filluar me një performansë nga artisti amerikan Ne-Yo. Trad sqaron se kodi i veshjes do të jetë “smart casual”, që nënkupton se gratë nuk do ta kenë patjetër të veshin rrobat e detyrueshme në shtet.
Ngjarja do të organizohet në bregdetin e qytetit Xheda, ku plazhet private nuk zbatojnë kodet e rrepta të veshjes.
Trad thotë se llogaria në Instagram e klubit të ri të natës mblodhi 11.000 ndjekës por shpejt u mbyll pasi u denoncua nga kritikët.
Zgjedhjet dhe referendumi testojnë të ardhmen evropiane të M...
Termometri këtë javë shkon në minus, ky është parashikimi i ...
Hajnat hyjnë në një shtëpi në Viti, vjedhin një pistoletë me...
Ekspertët e sigurisë kibernetike dhe psikologët tregojnë mas...
Superliga vazhdon me ndeshjet e xhiros së nëntë, luhet në Su...
46 aksidente trafiku brenda 24-orëve