Google ADS

Në Amsterdam nis konferenca globale për HIV/AIDS-in

21:54 | 23 Korrik 2018
Arbresh.info
Mijëra shkencëtarë, aktivistë dhe politikanë mblidhen sot në Amsterdam për një konferencë katërditëshe për epideminë globale të HIV/AIDS-it.
Në mesin e celebritëve pjesëmarrës në Konferencën Ndërkombëtare AIDS 2018 janë princi britanik Harry, këngëtari britanik, Elton John, dhe ish-presidenti amerikan, Bill Clinton.

Qëllimi i tubimit të këtij viti është të diskutohen mënyrat për të edukuar dhe trajtuar më efektivisht popullatat më në rrezik.

Kombet e Bashkuara, së voni, kanë paralajmëruar se numri i infektimeve të reja po rritet në shumë vende, veçanërisht në Evropën Lindore dhe Azi.

Rreth 37 milionë njerëz jetojnë me infeksionin në mbarë botën, shumica e tyre në Afrikë.

Rreth 1 milion njerëz në vit vdesin nga sëmundjet e lidhura me AIDS-in.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme