Qeveria algjeriane e ka bërë të detyrueshme për punonjësit të prezantohen me fytyrë të zbuluar dhe të mos mbajnë hixhabit në vendet e punës, me qëllim që të identifikohen lehtësisht.
Lajmin e bëjnë të ditur mediat lokale algjeriane, duke saktësuar që drejtoria e përgjithshme e shërbimit publik ka nxjerrë një qarkore që i është dërguar ministrave kopetentë dhe presidentit të këshillave rajonalë për zbatimin e tij.
‘Punonjësit publikë duhet të respektojnë rregullat, të cilat duhet të jenë në përputhje me sigurinë dhe komunikimin në brendësi të departamentit të tyre, që kërkon mënyrën më të lehtë të identifikimit fizik sistematik dhe permanent, në vendin e punës’, thuhet në njoftim.
Arsyet e kësaj qarkoreje sipas mediave lokale ‘nuk janë ideologjike, por rrisin sigurinë dhe profesionalizmin’.
Programi “ALBAdapt”, Kumbaro: Kapitull i ri, përgatit Shqipë...
Lëkundje të forta tërmeti në Turqi
Haradinaj thërret konferencë për media nesër, s’dihet arsyej...
Çairi i Shkupit organizon turne për nderë të Pavarësisë së S...
Konjufca mori pjesë në ceremoninë e shënimit të 80-vjetorit ...
Memli Krasniqi merr një fanellë dhuratë nga Granit Xhaka