Republika Demokratike e Kongos po përballet me një epidemi të re të etheve hemoragjike të Ebolas, që ka shkaktuar deri tani vdekjen e 20 personave, njoftoi sot Ministria e Shëndetësisë.
Epidemia e re kërcënon rajonin e Beninit (lindje), ndërkohë që epidemia e mëparshmja kishte prekur pjesën veriperëndimore të vendit, raporton ATSH.
“Në këtë fazë, nuk ka të dhëna që të tregojnë se këto dy epidemi, zonat e të cilave janë 2500 km larg, të kenë lidhje”, shkruan në një komunikatë ministri i Shëndetësisë, Oly Ilunga Kalenga.
E njohur si një bastion i shumë grupeve të armatosura, provinca e Kivus së Veriut ka raportuar ditët e fundit në Ministrinë e Shëndetësisë 26 raste me ethe të shoqëruara me hemoragji, ku 20 kanë vdekur në këtë rajon.
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...