Në afërsi të përfundimit të ultramaratonës, goditet nga rrufeja

08:31 | 1 Tetor 2019
Arbresh.info

Një vrapues nga Kansasi ka vdekur, pasi u godit nga rrufeja në afërsi të linjës së përfundim të ultramaratonës 50 kilometërshe.

Thomas Stanley, 33-vjeçar, mori ndihmën e parë nga vrapuesit dhe zyrtarët në garën e Elk City State Park, por vdiq nga plagët e marra, bën të ditur policia, transmeton portali arbresh.info.

Kishte raportime për stuhi të forta deri të rënda në rajon përpara garës.

Shërbimi Kombëtar i Motit (NWS) raporton se 17 të tjerë janë vrarë nga rrufetë në të gjithë SHBA këtë vit.

Stanley la pas gruan dhe tre fëmijë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme