Një hulumtim i gjerë botëror, në të cilin kanë qenë të përfshirë 6.8 milionë njerëz nga të gjitha kontinentet, ka zbuluar se burrat dënohen më shumë se gratë për veprat e njëjta dhe diskriminohen më shumë se to në 91 shtete të ndryshme, ndërsa gratë diskriminohen më shumë se burrat në 43 shtete tjera.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britanie e Madhe dhe Australia janë në mesin e vendeve që diskriminojnë më shumë burrat sesa gratë. Ndërkaq, Italia, Izraeli dhe Kina paraqesin mjedise më të vështira për gratë sesa për burrat. Vështirësitë e burrave përfaqësohen nga dënimet më të rënda për veprat e njëjta, shërbimi i detyrueshëm ushtarak dhe numri më i lartë i vdekjeve në vendin e punës.
Studimi është kryer nga Universiteti i Essexit dhe Universiteti i Missourit, ndërsa është publikuar në revistën “Plos One”. Në këtë studim, Shqipëria renditet në vendin e tetëmbëdhjetë në botë për barazi gjinore, por vlerësohet se ajo është shtet që diskriminon burrat më shumë se gratë.
Megjithatë, burrat qëndrojnë në një pozitë shumë më të lakmueshme se gratë për një aspekt tjetër. Pothuajse 80 për qind (78%) e kompanive në Britani të Madhe i paguajnë burrat më shumë se gratë, 14 për qind e kompanive i paguajnë gratë më shumë se burrat, ndërsa vetëm 8 për qind e kompanive i pagujnë burrat dhe gratë njësoj, shkruan “Daily Mail”.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...