Në 24 orët e fundit në Irak shënohen 68 vdekje nga Covid-19

19:36 | 14 Gusht 2020
Arbresh.info

Me 68 vdekje të regjistruara gjatë 24 orëve të fundit nga koronavirusi i ri (COVID-19), në Irak është rritur në 5.709 numri i përgjithshëm i viktimave, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas një deklarate me shkrim nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mjedisit e Irakut, thuhet se në 24 orët e fundit janë regjistruar 68 vdekje dhe 4.013 raste të COVID-19.

Në këtë mënyrë, numri përgjithshëm i vdekjeve ka arritur në 5.709 dhe numri i rasteve në 168.290.

Ndërkohë, numri i personave të prekur me COVID-19 që kanë mposhtur virusin ka arritur në 120.129.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme