Një plan i ri është miratuar ditën e sotme në Parlamentin Evropian për të verifikuar udhëtarët, të cilëve nuk iu duhet viza për të hyrë në zonën Schengen.
Ky plan, sipas Bllokut, është i ngjashëm me Sistemin Elektronik të Shteteve të Bashkuara për Autorizim të Udhëtimit dhe synon të “identifikohen kriminelët, terroristët dhe kushdo që përbën rrezik para se të arrijë në BE”, thuhet në deklaratë.
Sipas planit të miratuar nga ligjvënësit evropianë më 5 korrik, udhëtarët nga 60 vende që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian, duke përfshirë Gjeorgjinë, Moldavinë, Ukrainën dhe shumicën e shteteve të Ballkanit Perëndimor, do të jenë pjesë e një procesi verifikues para se të arrijnë në kufirin e Schengenit, duke përdorur Sistemin informativ dhe Autorizues të Udhëtimit në Evropë.
Propozimi duhet të miratohet edhe zyrtarisht nga shtetet anëtare të BE-së, në mënyrë që ky sistem të zbatohet nga viti 2021, ka njoftuar BE-ja.
Plotësimi i një aplikacioni pritet të zgjasë afër 20 minuta dhe do të kushtojë 7 euro, ndërsa i njëjti do të jetë falas për fëmijët nën moshën 18 vjeçare.
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%
Hasani pret homologun polak: Jemi të gatshëm të punojnë së b...
Policia organizon punëtorinë për rishikimin e strategjisë së...
Ndalohen për 48 orë dy sllovakë dhe një kosovar, dyshohet se...
Krasniqi pret në takim lamtumirës Hovenierin, e falënderon p...