Google ADS

Ndryshimi klimatik: Të rinjtë shfaqen shumë të shqetësuar

19:32 | 14 Shtator 2021
Trina Galanxhi

Një studim i ri global ka ilustruar thellësinë e ankthit që shumë të rinjë janë duke e ndjerë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Gati 60% e të rinjve të afruar thanë se ndiheshin shumë të shqetësuar ose jashtëzakonisht të shqetësuar, shkruan BBC, transmeton portal arbresh.info

Më shumë se 45% e të pyeturve thanë se ndjenjat për klimën ndikuan në jetën e tyre të përditshme.

Tre e katërta e tyre thanë se ndjenjë frikë për të ardhmën, ndërsa rreth 56% e të të anketuarve mendojnë se njerëzimi është i dënuar.

Dy të tretat raportuan se ndiheshin të trishtuar, të frikësuar dhe të shqetësuar. Shumë ndjenë frikë, zemërim, dëshpërim, pikëllim dhe turp – si dhe shpresë.

Sondazhi i kryer nga Universiteti Bath, që u krye në 10 vende të ndryshme, ka anketuar mbi 10 mijë njerëz të midis 16 dhe 25 vjeç.

Shumë nga të pyeturit perceptojnë se nuk kanë të ardhme, se njerëzimi është i dënuar dhe se qeveritë nuk po reagojnë në mënyrë adekuate.

Shumë nga të rinjtë ndihen të tradhëtuar, të injoruar dhe të braktisur nga politikanët.

Autorët thonë se të rinjtë janë të hutuar nga dështimi i qeverive për të vepruar. Ata thonë se frika mjedisore “po ndikon thellësisht në një numër të madh të rinjsh”.

Stresi kronik mbi ndryshimet klimatike, thonë ata, po rrit rrezikun e problemeve mendore dhe fizike. Dhe nëse ngjarjet e rënda të motit përkeqësohen, ndikimet në shëndetin mendor do të pasojnë.

Raporti thotë se të rinjtë janë veçanërisht të prekur nga frika e klimës sepse po zhvillohen psikologjikisht, shoqërisht dhe fizikisht.

Autorët besojnë se dështimi i qeverive në ndryshimin e klimës mund të përkufizohet si mizori sipas legjislacionit për të drejtat e njeriut. Gjashtë të rinj tashmë po e çojnë qeverinë Portugeze në gjykatë për të argumentuar këtë çështje.

Sondazhi u krye nga firma analitike e të dhënave Kantar në Britani të Madhe, Finlandë, Francë, SHBA, Australi, Portugali, Brazil, Indi, Filipine dhe Nigeri./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme