Europa duhet riformulojë sektorin e saj të bujqësisë, ka paralajmëruar Agjencia Europiane e Mjedisit, pasi sipas një raporti të publikuar thuhet se ndryshimi i klimës do të përgjysmojë prodhimin e drithërave në Europën Jugore, duke shtyrë kështu edhe një rritje çmimesh.
Vala ekstreme e motit, sikurse ishte edhe këtë verë, ka rezoltuar me humbje të mëdha ekonomike për fermerët në BE, thuhet në raport, transmeton portali arbresh.info
“Regjistrime të reja po vendosen në të gjithë botën për shkak të ndryshimit të klimës dhe efektet e pafavorshme të këtij ndryshimi tanimë kanë prekur prodhimin bujqësor”, tha Drejtori Ekzekutiv i EEA Hans Bruyninckx .
Parashikimet duke përdorur një skenar të nivelit të lartë të emetimeve vlerësojnë se rendimentet e të lashtave si gruri, misri dhe panxhari i sheqerit mund të ulen deri në 50% në Europën Jugore deri në vitin 2050.
Kjo do të rezultojë në një humbje të konsiderueshme të të ardhurave për fermerët në zonat e prekura dhe gjithashtu do të çojë në një rënie masive prej 80% të vlerës së tokës bujqësore deri në vitin 2100.
Humbja e prodhimit të ushqimit do të jetë disi, por jo plotësisht, e kompensuar nga sezonet më të gjata në veri të kontinentit, thuhet në raport, duke shtuar se “ndërsa siguria ushqimore nuk është nën kërcënim në BE, rritja e kërkesës për ushqim në të gjithë botën mund të ushtrojë presion mbi çmimet e ushqimit në dekadat e ardhshme “.
Sektori i bujqësisë përbën 10% të të gjithë gazrave serë në BE dhe këto teknika duhet të punojnë drejt zvogëlimit të këtij numri, por më shumë do të duhet të bëhen veçanërisht në nivelin e konsumatorit.
Raporti thekson se edhe ndryshimi i dietave, konsumimi i pakët i mishit dhe zvogëlimi i mbeturinave ushqimore do të kontribuojnë në një ulje shtesë./arbresh.info/
Rusia marrë propozime për të zhvilluar një takim mes Putin d...
100-vjetori i themelimit të Klubit të Futbollit Prishtina, K...
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...