Kancelari gjerman Olaf Scholz ka përsëritur se largimi i Vladimir Putinit të Rusisë nga detyra nuk është qëllimi i NATO-s.
Komentet e tij erdhën pasi Presidenti amerikan, Joe Biden, sugjeroi të kundërtëen, transmeton portal arbresh.info
Në fund të një fjalimi pasionant në mbrojtje të demokracisë, i cili u transmetua në mbarë botën, Biden deklaroi “për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”.
Por, kancelari gjerman, tha për kanalin televiziv ARD se “ndryshimi i regjimit në Rusi nuk është qëllimi i NATO-s”.
Ai bëri thirrje që Putin të bie dakord për një armëpushim dhe të krijonte më shumë korridore humanitare.
Ai paralajmëroi se Gjermania nuk do të hezitonte të godiste Rusinë me sanksione të mëtejshme “nëse ato bëhen të nevojshme”./arbresh.info/
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkoolit sul...
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...