India ka “dënuar pa mëdyshje” vrasjen masive të civilëve në Bucha, duke mbështetur një thirrje për një hetim të pavarur.
Kjo tregon një ndryshim të lehtë në retorikë nga India, e cila ka qenë nën presionin e Perëndimit për të dënuar pushtimin e Rusisë, por nuk e kishte bërë një gjë të tillë.
“Raportet e fundit për vrasjet e civilëve në Bucha janë thellësisht shqetësuese”, tha TS Tirumurti, përfaqësuesi i përhershëm i Indisë në OKB, në një takim të Këshillit të Sigurimit, raporton skynews.
“Ne i dënojmë pa mëdyshje këto vrasje dhe mbështesim thirrjen për një hetim të pavarur”, shtoi ai.
India deri më tani ka abstenuar nga votimi për rezolutat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së që dënojnë pushtimin rus dhe është përpjekur të balancojë lidhjet e saj me Moskën, ndërsa bën thirrje për t’i dhënë fund dhunës. /arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...