Hulumtuesit në kohë reale kanë monitoruar se si liqeni mbi sipërfaqen e akullit të trashë në Grenlandë, për vetëm pak orë zbrazet përmes të qarës së thellë.
Shkencëtarët besojnë se ky fenomen do të jetë çdo herë e më i shpeshtë për shkak të ndryshimeve klimatike.
Trashësia e akullit në Grenlandë mund të shkojë deri në një kilometër, kurse gjatë verës është e zakonshme që një pjesë mbi sipërfaqe të ujit të shkrihet dhe të shndërrohet në liqen.
Një fenomen i tillë është vështirë të monitorohet, por ekspertët e Institutit kërkimor “Scott Polar” që merren ekskluzivisht me monitorimin e ajsbergëve, kanë pasur fatin ta përjetojnë kur në korrik të vitit 2018 arritën në ajsbergun Stor në pjesën perëndimore të Grenlandës.
Vetëm disa ditë pasi u “stacionuan”, dy të tretat e liqenit të formësuar mbi sipërfaqe të ajsbergut apo më mirë thënë pesë milionë litra ujë u zhdukën për vetëm pesë orë.
Huge lakes abruptly empty into Greenland ice sheet https://t.co/sN3YvPeqUA pic.twitter.com/VCALasrbLG
— Scientific American (@sciam) December 3, 2019
Pamjet e filmuara nga ajri para dhe pas këtij fenomeni, shihen se si thahet liqeni në një gropë të hapur në ajsberg.
“Fluturakja pa pilot na ndihmon të realizojmë video të kualitetit të lartë në zona që nuk janë të sigurta për shkencëtarët”, ka deklaruar Tom Chadley.
Ajsbergu Stor lëviz 600 metra brenda një viti, kurse shkencëtarët kanë bërë të ditur se zbrazja e liqenit rrit shpejtësinë e lëvizjes së ajsbergut nga dy në pesë metra në ditë. Kurse uji që kalon nën akull e bën më të “rrëshqitshëm” ajsbergun.
“Akulli i trashë një kilometër është ngritur për gjysmë metri mbi ujë, mund ta paramendoni se çfarë presioni duhet të jetë që të ndodhë një gjë e tillë”, ka shtuar Chadley. /Telegrafi/
Takohet për herë të parë grupi punues për hartimin e Strateg...
Presidentja në Kanada: Kosova nga një shtet i shkrumbuar, u ...
Eman Rrahmani tregon si qëndrojnë punët e “Familjes”, ia kth...
Gresa: Moderimi më pëlqen, ama në televizion nuk ma kanë dhë...
Mbyllet pjesa e parë në Gjilan, Llapi në epërsi ndaj Dritës
Begaj mbyll takimet për datën e zgjedhjeve: Opinionet udhëhi...