Edhe pse Afrika kontribuon më së paku në emetimet globale, kontinenti tashmë po vuan nga “ndikimet më negative” të ndryshimeve klimatike, tha një ekspert i OKB-së të mërkurën, raporton Anadolu Agency (AA).
Shefja e Shtabit të Komisionit Ekonomik të OKB-së për Afrikën, Aida Opoku-Mensah, mori pjesë në takimin e ekspertëve afrikanë, të klimës dhe bujqësisë, si dhe politikëbërësit përpara Samitit të Veprimit për Ndryshimet Klimatike, që do të organizohet nga kreu i OKB-së më 23 shtator në New York.
Me moton “Nxitja e veprimit klimatik për një Afrikë të qëndrueshme – një garë që mund dhe duhet të fitojmë”, takimi, nën kujdesin e Unionit Afrikan, synon përgatitjet për samitin global.
“Kontinenti kontribuon me nën 6 për qind të emetimeve, emetimet për frymë me vetëm 0.8 ton në vit, shumë nën mesataren globale prej 5 tonë, dhe shumë më të ulët se ato të rajoneve të tjera si Evropa dhe Azia”, tha ajo.
“Megjithatë, ndryshimet klimatike paraqesin kërcënim ekzistencial për kontinentin”, tha ajo, duke iu referuar cikloneve Idai dhe Keneth që “shkaktuan shkatërrime të konsiderueshëm në Mozambik, Malawi dhe Zimbabve duke rezultuar në më shumë se 1.000 vdekje, dëme të mëdha të infrastrukturës dhe qindra mijëra njerëzit që kanë nevojë për ndihmë humanitare”.
Ky është takimi i tetë pas aktivizimit të panelit Ndryshimet Klimatike dhe Zhvillimi në Afrikë (CCDA) në vitin 2011 me mbështetje financiare nga Bashkimi Evropian, Britania, Norvegjia, Fondi Nordik për Zhvillim, Suedia dhe USAID.
Nga ana e tij, James Kinyangi, përfaqësues i Bankës Afrikane të Zhvillimit, tha: “E dimë se fatkeqësitë e shkaktuara nga moti dhe ndryshimet klimatike kanë potencial të shkatërrojnë arritjet e rritjes ekonomike në të gjithë Afrikën”.
Ndikimet më të mëdha, sipas tij, tashmë ishin në sektorët e energjisë, bujqësisë, shëndetësisë dhe infrastrukturës, pasi furnizimet me energji elektrike kanë filluar të ndërpriten, uria dhe pasiguria ushqimore po përkeqësohet, shfaqjet e sëmundjeve të reja dhe ato në zhvillim, si dhe pengesat në transport dhe tregti.
Takimi erdhi pas Samitit të G7, ku liderët e vendeve më të industrializuara nuk po arrinin të bien dakord për ndryshimet klimatike, ku presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, vazhdon të karakterizojnë ndryshimet klimatike me joseriozitet.
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...