Papa Francesku tha se ndryshimet klimaterike përbëjnë një sfidë me proporcione epokale dhe se bota duhet të përdorë energji të pastër.
Qytetërimi ka nevojë për energji, por përdorimi i energjisë nuk duhet të shkatërrojë qytetërimin-deklaroi papa gjatë një takimi me drejtues të kompanive energjetike si ExxonMobil, BP, Royal Dutch Shell e të tjera.
Sipas papës shoqëria moderne ka nevojë për burime kolosale energjie, por kjo energji duhet të jetë e pastër dhe njerëzimi duhet të reduktojë sa më shumë përdorimin e karburanteve fosile.
“Dëshira jonë për siguruar energji për të gjithë nuk duhet të sjellë efektet e padëshiruara të një spiraleje ndryshimesh ekstreme klimaterike për shkak të rritjes katastrofike të temperaturave globale, ambientit më të ashpër dhe rritjes së varfërisë”, vijoi kreu i Vatikanit.
Megjithatë, liderët e kompanive që papa takoi thanë se konsumimi i naftë në botë do të rritet, pasi energjia e pastër nuk plotëson dot kërkesën.
Nën drejtimin e Papës Francesku, kisha katolike është përballur edhe më çështje që nuk i mësimeve të saj doktrinës së saj si parajsat fiskale. Madje në rastin e ndryshimeve klimaterike, papa Francesku shpesh ka deklaruar se njerëzimi duhet të dëgjojë shkencën, megjithëse kjo e fundit nuk shkon mirë me doktrinën e kishës./tch/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit