Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis emëroi të mërkurën një ministër të ri për Mbrojtjen Civile, në kuadër të një riorganizimi të kabinetit që synon të forcojë qeverinë e tij konservatore përpara reformave të pritshme këtë vit.
Një zyrtar qeveritar tha më herët se kryeministri, i cili u rizgjodh në qershor 2023 dhe ka një epërsi prej tetë vendesh në parlamentin me 300 vende, kërkonte të bënte “ndryshime me synime të posaçme”.
Zoti Mitsotakis mbajti në të njëjtat poste ministrat kryesorë për të sinjalizuar vazhdimësinë e politikave për ekonominë dhe punët e jashtme.
Ai ndërroi disa ministra duke përfshirë Michalis Chrysohoidisin, i cili u largua nga Ministria e Shëndetësisë për të marrë drejtimin e Ministrisë së Mbrojtjes Civile, që mbikëqyr policinë, duke zëvendësuar Giannis Oikonomoun. Adonis Georgiadis kaloi nga Ministria e Punës tek Ministria e Shëndetësisë.
Zoti Chrysohoidis ka mbajtur postin e ministrit të Mbrojtjes Civile disa herë në dy dekadat e fundit dhe drejtonte këtë ministry kur Greqia shkatërroi në vitin 2002 grupin gueril më vdjekjeprurës në Greqi, “17 nëntori”.
Riemërimi i tij në detyrë vjen pas një sërë incidentesh të dhunshme, përfshirë vdekjen e një oficeri policie 31-vjeçar, i cili u plagos në përleshjet që shpërthyen gjatë një ndeshjeje volejbolli muajin e kaluar.
Më herët, gjatë javës, zoti Mitsotakis tha se viti 2024 do të jetë fillimi i një epoke të re për vendin që ka nevojë për “një valë të shpejte ndryshimesh” dhe se ai beson se zgjedhjet për Parlamentit Evropian, që pritet të mbahen këtë vit, do të rikonfirmojnë qëndrueshmërinë politike.
Kryeministri grek ka premtuar se do të legalizojë martesat e të njëjtit seks dhe qeveria e tij pritet të paraqesë një projekligj që i hap rrugë funksionimit të universiteteve private në vend. Të dyja reformat ka të ngjarë të hasin kundërshtime./voa/
Drita për t’u rikthyer te fitoret, Feronikeli ’74 për befasi...
Sara vazhdon të mendojë se pëlqimi i Fitimit ndaj saj nuk ës...
Rama shpërndan titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara...
Murati tregon se kur pritet t’i ekzekutojnë nga 100 euro për...
“Nuk dua që me dal prej një darke i lumtur, e nesër përsëri ...
Qeveria ndan nga 100 euro për pensionistë e fëmijë