Ndotja në Nju Delhi ka arritur nivele të rrezikshme të martën, ndërsa mjekët shpallën emergjencën për shëndetin publik në kryeqytetin indian.
Të martën, indeksi i cilësisë së ajrit, që mat përqëndrimin e grimcave të dëmshme në ajër, arriti në nivelin kritik 451, në një shkallë ku shifra maksimale është 500 dhe ku çdo shifër mbi 100 konsiderohet e pashëndetshme nga bordi qendror për kontrollin e ndotjes.
Zyrtarët sugjeruan mbylljen e shkollave dhe u kërkuan njerëzve të mos dalin jashtë. Ata kërkuan po ashtu anulimin e një maratone në qytet, të parashikuar të mbahet më 19 nëntor, me qëllim që të mbrohen vrapuesit dhe vullnetarët nga ekspozimi ndaj grimcave vdekjeprurëse, që depërtojnë thellë në mushkëri.
Një mjegull e dendur mbi qytet ka përkeqësuar situatën. Banorët dhe turistët ankohen për skuqje sysh, irritim të fytit dhe vështirësi në frymëmarrje. Trafiku ajror dhe hekurudhor është prekur po ashtu nga smogu, me rreth 20 fluturime të vonuara dhe dhjetëra trena nga kryeqyteti që kanë mbërritur me vonesë në destinacione, për shkak të shikueshmërisë së mangët.
Ndërkohë, Departamenti indian i Meteorologjisë thotë se nuk pritet të ketë një përmirësim të situatës me smogun gjatë 3 ditëve të ardhshme. Emetimet e automjeteve dhe pluhuri nga kantieret e ndërtimit janë faktorët që kanë ndikuar në situatën e krijuar, përveç shashkave dhe zjarreve nëpër fusha bujqësore.
Masar Omeragiq presidenti i ri i Federatës së Futbollit në M...
Mbyllet për një vit, Rama: TikTok nuk ka çfarë sqarimesh kër...
Sali Berisha: Ndalimi i TikTokut, akt ekstrem censure
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë për të ...
Rama publikon pamje nga Porti i Durrësit: Numri i vizitorëve...
Man United pëson debakël në “Old Trafford”, Chelsea ndalet n...