Google ADS

Ndotja e ajrit në Indi arrin nivele të padurueshme

00:18 | 4 Nëntor 2019
Trina Galanxhi

Ndotja e ajrit në veri të Indisë ka arritur në nivele të padurueshme, ka thënë kreu i kryeqytetit Delhi, Arvid Kejriwal.

Në shumë zona të Delhit cilësia e ajrit u përkeqësua duke arritur kategorinë “e rrezikshme” të dielën, me potencialin për të shkaktuar sëmundje të frymëmarrjes.

Autoritetet kanë nxitur njerëzit të qëndrojnë brenda për të mbrojtur veten e tyre.

Kejriwal i bëri thirrje qeverisë qendrore të sigurojë lehtësim dhe të trajtojë ndotjen toksike.

Shkollat janë mbyllur, më shumë se 30 fluturime janë devijuar dhe punimet e ndërtimit janë ndalur ndërsa qyteti është kapluar nga një mjegull e dendur.

Ministri i Shëndetit në Delhi Satyendar Jain, këshilloi banorët e qytetit të shmangin aktivitetet fizike në natyrë, veçanërisht gjatë mëngjesit dhe orëve të vona të mbrëmjes.

Gjithashtu u këshillua që njerëzit të përdorin maska kundër ndotjes, të shmangin zonat e ndotura dhe të mbajnë dyert dhe dritaret e mbyllura./kk/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme