Google ADS

Ndotja e ajrit: Gjysmë milioni vdekje të hershme në Europë pavarësisht progresit

19:20 | 29 Tetor 2018
Trina Galanxhi

Ndotja e ajit ka shkaktuar më shumë se 500 mijë vdekje të parakohshme në Europë, ka njoftuar Agjencia Europiane e Mjedisit (AEM).

Sipas raportit të saj thuhet se nivelet e ndotjes janë duke u përmisuar ngadalë në vendet e BE-së, por mbeten shumë më të larta se standardet e BE-së dhe atyre të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, transmeton portali arbresh.info

Ndotja e ajrit është shkaku kryesor i vdekjes së parakohshme në 41 shtete evropiane dhe mbetet “shumë i lartë”.

Gjetjet bazohen në të dhënat e vitit 2015 dhe janë marrë nga më shumë se 2,500 vende.

“Ndotja e ajrit është një vrarës i padukshëm dhe ne duhet të shtojmë përpjekjet tona për të adresuar shkakeq”, tha kreu i agjencisë, Hans Bruyninckx.

Raporti i cilësisë së ajrit i porositur nga Komisioni Evropian vjen javë pasi një mbikëqyrës i BE tha se shumica e 28 shteteve të BE nuk arritën të përmbushnin objektivat e bllokut për cilësinë e ajrit.

Sipas tyre besohet se numri i të prekurve nga ndotja e ajrit është më keq se në vendet e Europës Lindore, Kinës dhe Indisë.

Numri i parashikuar i vdekjeve të parakohshme të këtij viti është një rritje në të dhënat e mëparshme dhe besohet se ndotja e ajrit ka shkaktuar mbi 400 mijë vdekje të parakohsmë në Europë në vitin 2013.

Rreth 422,000 njerëz vdiqën para kohe në vendet evropiane në vitin 2015 për shkak të ekspozimit ndaj niveleve të dëmshme të lëndës së grimcave të imëta.

Këto grimca janë shumë të vogla për t’u parë dhe për t’u nihatur, por kanë efekt shkatërrues, pasi përkeqësojnë gjendjen e zemrës, astmën dhe rrisin gjasat për t’u prekur nga kanceri i mushkërive./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme