Google ADS

Ndodhë për herë të parë, kryeministri ateist i Spanjës betohet pa bibël

14:32 | 2 Qershor 2018
Arbresh.info

Socialisti spanjoll Pedro Sanchez është betuar si kryeministri i ri i vendit nga Mbreti Felipe, pas shkarkimit të konservatorit Mariano Rajoy.

Sanchez, i cili është një ateist u betua të mbrojë kushtetutën pa një bibël apo kryq, e para kjo në historinë moderne të Spanjës, transmeton portali arbresh.info.

Ai planifikon të mbajë dy vitet e mandatit parlamentar.

Udhëheqësi socialist fitoi mbështetjen e gjashtë partive të tjera për të larguar Rajoy për shkak të skandalit të korrupsionit.

Si kryeministri i ri i Spanjës, partia e të cilit ka vetëm një të katërtën e vendeve në parlament, ai tani duhet të vendosë se kë të përfshijë në kabinetin e tij dhe pritet t’i emërojë ato javën e ardhshme.

Në një ceremoni të shkurtër në rezidencën mbretërore në Madrid, z. Sánchez, 46 vjeç, premtoi të “përmbushë me besnikëri detyrat e tij” me ndërgjegje dhe nder, me besnikëri ndaj mbretit, dhe për të ruajtur kushtetutën si një rregull bazë shtetëror”./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme