Rezultatet e zgjedhjeve brenda Partisë Demokratike në Iowa të Shteteve të Bashkuara janë futur në kaos shkaku i disa problemeve teknike. Për këtë arsye, publikimi i rezultateve është shtyrë.
Zyrtarët e Partisë Demokratike thanë se kjo shtyrje erdhi si pasojë e një problemi të raportimit të votave, duke shtuar se rezultatet do të publikohen më vonë gjatë ditës së martë.
Të hënën, votuesit e kësaj partie patën mundësi që ta zgjedhin kandidatin e tyre të preferuar për ta sfiduar presidentin e tanishëm, Donald Trump. Procesi i votimit u mbajt në më shumë se 1600 shkolla, biblioteka dhe kisha.
Pavarësisht mungesës së shpalljes së rezultatit, disa kandidatë po pretendojnë se janë duke udhëhequr me vota, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.
Kandidati Bernie Sanders tha se ai ka fituar në këtë garë, duke u bazuar në të dhënat e brendshme të zyrtarëve të fushatës.
Zëdhënësja e Partisë Demokratike për Iowa-n, Mandy McClure, tha: “Kemi gjetur shpërputhje gjatë raportimit të tri grupeve të rezultateve. Ky është thjesht një problem në raportim, aplikacioni nuk ka rënë dhe nuk është hakuar.”
Sidoqoftë, zyrtarët e partisë në nivel rajonal dhanë deklarata të tjera. Ata thanë se shtyrja e rezultateve ka ndodhur pikërisht për shkak të problemeve teknologjike dhe se aplikacioni i krijuar për raportimin e rezultateve nuk ka funksionuar si duhet.
Rashiq: Pres që ndalesa për importin e mallrave nga Serbia t...
Policia shqiptoi afro dy mijë gjoba për 24 orë
Dy super ndeshje në Superligën e Kosovës, vëmendja në Gjilan
SHBA nuk do të ripërtërijë statusin ligjor për qindra mijëra...
33 familje në Vlorë u evakuuan, në disa lagje rrugët ende të...
Polici plagos me armë aksidentalisht nënën në Prishtinë