Google ADS

Ndodh e papritura, Trump kërkon falje

10:08 | 26 Janar 2018
Arbresh.info

Donald Trump ka kërkuar falje për shpërndarjen e videove të Britain First (Britania e Para), një organizatë kjo e ekstremit të djathtë.

Sipas tij, këtë e ka bërë sepse është një besimtar i madh i luftimit të terrorit të islamit radikal, transmeton portali arbresh.info

71 vjeçari duke folur me Piers Morgan në Davos të Zvicrës, tha se kërkon falje nëse grupi i të djathtës ekstreme është parë si i tmerrshëm dhe racist.

Videot në fjalë ishin postuar fillimisht nga nacionalistja Jayda Fransen e cila është e dënuar për krime të urrejtjes. E ishte edhe kryeministrja britanike e cila dënoi veprimin e presidentit amerikan./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme