Ndërsa retorika e presidentit Donald Trump kundër myslimanëve dhe emigrantëve vazhdon, ndjenjat anti-myslimane po përhapen mes amerikanëve, veçanërisht tek republikanët, të cilët kanë më shumë gjasa të kenë perceptime negative për myslimanët, bazuar në një sondazh të kohëve të fundit.
Sipas hulumtimeve të bëra nga Fondacioni New America dhe Instituti Amerikan Mysliman, dy në pesë amerikanë mendojnë se Islami nuk është në përputhje me vlerat e vendit, transmeton portali arbresh.info.
Mes republikanëve, përqindja është më e lartë, ndërsa 71 për qind e tyre ndihen të pakëndshëm me Islamin. Rreth 56 për qind e republikanëve pranuan gjithashtu se do të ishin të shqetësuar nëse një xhami do ndërohej në lagjen e tyre, zbulon studimi.
Që nga zgjedhjet presidenciale të vitit 2016, pikëpamjet e Presidentit Trump të shprehura në gjurmët e fushatës dhe nga Zyra Ovale kanë nxitur zjarrin e retorikës islamofobike në rrjedhën politike, duke përhapur gjuhën e urrejtjes dhe ndjenjat anti-myslimane.
Sipas një grupi kryesor avokues mysliman, Këshilli për Marrëdhëniet Amerikano-Islamike (CAIR), numri i krimeve të urrejtjes anti-myslimane në SHBA u rrit 91 për qind në gjysmën e parë të 2017, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2016.
Lloji më i shpeshtë i incidenteve, i dokumentuar nga CAIR në tremujorin e dytë të vitit 2017, përfshinte ngacmime, të përcaktuara si incidente jo të dhunshme ose jo kërcënuese.
Lloji i dytë më i zakonshëm i incidenteve të paragjykimit ishte krimet e urrejtjes dhe përfshinte dhunë fizike ose dëmtim të pronës.
CAIR tha se shkaktari më i përhapur i incidenteve anti-myslimane në vitin 2017 mbetet etnia ose origjina e viktimës, duke përbërë 32 për qind të totalit./Arbresh.info/
Patëllxhani Turk – varieteti i veçantë plot shije dhe vlera
Hirra – efektet e mrekullueshme për organizmin
Përse enët e gjakut tek gratë plaken më shpejt
Kosova mposhtet nga Zvicra në hendboll
Haradinaj padit të gjitha shtetet financuese të Speciales
Abdixhiku në Rahovec: Gjetëm qytetarë që na pritnin me entuz...