Sipas njoftimeve zyrtare, disa mijëra persona të prekur tani jetojnë të vendosur në më shumë se 20 strehimore pranë dhe për përmbushjen nevojave të tyre elementare tanimë janë nisur dhe 140 tonë mallra të ndryshme në ushqime e veshmbathje.
Vullkani Fuego, rreth 50 kilometra në perëndim të qytetit të Guatemalës, shpërtheu më 3 qershor dhe gjer më tani ka prekur më se 1 milion e 700 mijë qytetarë duke shkaktuar 109 të vdekur, ndërkaq gati 200 persona llogariten si të zhdukur.
Pas shpërthimit, presidenti i vendit Jimmy Morales kishte shpallë gjendjen e jashtëzakonshme në tre rajonet më të goditura.
Kongresi i dha presidentit dritën e gjelbër të përdorë rreth 25.66 milionë dollarë amerikanë nga një fond emergjence për të ndihmuar të prekurit dhe për të riparuar dëmin e infrastrukturës.
Duke vlerësuar këtë si të pamjaftueshme të premten u kërkuan edhe ndihma shtesë në çadra, ushqim, produkte pastrimi personale dhe ndihmë mjekësore, ndërkohë që Ministria e Jashtme gjithashtu bëri thirrje për ndihmë ndërkombëtare.
Disa të lënduar tanimë janë transferuar për mjekim në Meksikë.
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...
Nisin pushimet për punonjësit e shtetit, ky është kalendari ...
PSG dhe West Ham në negociata për transferimin e Soler në Pa...
Kurti: Përfshirja e fëmijëve në edukim, mundësi për punësim ...
Sekuestrohen 12 armë zjarri në rajonin e Prishtinës